Treguesit e barazisë gjinore u përkeqësuan gjatë vitit 2021 si rrjedhojë e rritjes së normës së abortit dhe vdekshmërisë bën të ditur INSTAT në raportin e fundit.
Gjatë vitit 2021 kishte 164 aborte për 1000 lindje, ndërkohë që në 2020 kishte 162 aborte për 1000 lindje.
INSTAT nënvizon se lindshmëria në adoleshencë është zvogëluar në krahasim me një vit më parë. Në vitin 2021, janë regjistruar 12,1 lindje për çdo 1.000 vajza të grupmoshës 15-19 vjeç nga 13,3 lindje që ishin në 2020.
Për të njëjtën grupmoshë për çdo 1.000 lindje raporti i abortit rezulton më i lartë në moshën 18-vjeçare, me 140 aborte për 1.000 lindje.
Ndërkohë norma e martesave të grave ndër vite tregon një rënie të tyre deri në moshën 24 vjeç dhe rritje të moshës mesatare në martesë të vajzave.
Sipas INSTAT, krahasuar me 5 vite më parë, gratë martohen relativisht rreth 0,7 vite më të mëdha.
Edhe specialistët shprehen se vitet e fundit martesa në moshë më të madhe është kthyer në një lloj fenomeni në Shqipëri dhe ndikim të madh ka emigracioni dhe përkushtimi ndaj karrierës.