Vdekja e gazetarit Kastriot Myftaraj ditën e djeshme tronditi opinionin publik. Për analistin Ilir Kulla, ai u vetëvra duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit, por theksoi se autoritetet bënë gabim që nuk sqaruan publikun për vdekjen e tij.
Kulla: Unë mendoj se u vetëvra. Por autoritet bënë gabim që nuk sqaruan publikun për vdekjen e tij.
Ndërsa Arjan Curri u shpreh në “Zonë e Lirë” se “gazetarin e vrau ndërgjegja e tij”, duke shtuar se ishte një personazh i njohur por Policia e la thjesht me inicialet K.M.
Curri: Ai ishte një personazh dinakërisht i njohur, por s’mund të ishte K.M-ja. Ahmed Kalaja u kujtoi njerëzve se ai i urrente myslimanët. Madje ka bërë padi penale për Kuranin. Unë mendoj se njerëzit duhet të gjykohen edhe pas vdekjes. Jo kalaja i ka ftuar besimtarët myslimanë të luten për shpirtin e Kaçit.Për mua e vrau ndërgjegja e vet.