Sherri në Hamallaj, Gjykata jep “arrest me burg” për ish-gardistin Martin Nikolli

2 August 2023, 12:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sherri në Hamallaj, Gjykata jep “arrest me burg” për
Martin dhe Alfred Nikolli

Gjykata e Durrës ka caktuar masën e sigurimit personal “arrest me burg” për ish-gardistin Martin Nikolli dhe të vëllanë e tij, Alfred Nikolli. Vëllezërit Nikolli akuzohen për tre vepra penale, “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Mësohet se Nikolli ka deklaruar se qëlloi me armë në ajër me qëllim që sherri mes dy familjeve të mos agravohej.

Ish-gardisti Martin Nikolli, paraditen e të dielës të kaluar u përfshi në një konflikt të dhunshëm për motive pronësie me familjarët e fisit Kaçi dhe dëmtoi me sende të forta disa persona duke përdorur dhe armën e shërbimit gjatë kohës që nuk ishte në detyrë. Pas ngjarjes ai u përjashtua nga radhët e Gardës.

Sherri dyshohet se nisi për një rrugë kalimi që shpeshherë ka shkaktuar përplasje mes dy familjeve. Pasi u përplasën fizikisht, Nikolli qëlloi me armë në ajër. Pas ngjarjes, ai u përjashtua nga radhët e Gardës. Bashkë me ish-gardistin, policia njoftoi edhe arrestimin e të vëllait të tij, i cili po ashtu u përfshi në konflikt.

Sakaq Gjykata e Durrësit ka lëshuar të martën urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje për Pjetër Kaçin dhe djemtë e tij, pas konfliktit që ata patën të dielën me gardistin Martin Nikolli dhe familjen e tij në Hamallaj.


Video