Arrestohet në Itali shqiptari i dënuar me 13 vite burg për vrasje

2 August 2023, 10:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestohet në Itali shqiptari i dënuar me 13 vite burg për vrasje
Foto ilustruese


Një shtetas shqiptar i dënuar për vrasje dhe armëmbajtje pa leje është arrestuar në Torino të Italisë.

Sipas "Ansa" shqiptari 45-vjeçar është i dënuar me 13 vite burg nga një gjykatë në Shqipëri për bashkëpunim në vrasjen e një bashkëatdhetari dhe plagosjen e një tjetri. Ngjarja ka ndodhur në vitin 1997.

Identifikimi i tij u bë i mundur falë shkëmbimit të informacionit me palën shqiptare. 45-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, pritet të ekstradohet drejt vendit tonë.


Video