Shëngjin/ Zjarrfikësit në gatishmëri, vatrat mund të rindizen për shkak të erës

31 July 2024, 08:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shëngjin/ Zjarrfikësit në gatishmëri, vatrat mund të
Shëngjini pas zjarrit

Pas kaosit dhe rrezikut të madh që kaloi dje Shëngjini për shkak të zjarreve masive, duket se sot situata është vënë nën kontroll.

Mjetet zjarrfikëse kanë punuar gjatë gjithë natës duke parandaluar një katastrofë të mundshme. Dy vatrat e mëdha, ajo e Ranës së Hedhur dhe ajo pranë Portit të Shëngjinit kanë ulur intensitetin.

Aktualisht po punohet me forca të shumta për të parandaluar mospërhapjen e zjarreve si shkak i erës.

Mesditën e djeshme pati një përhapje masive të flakëve të zjarrit në Shëngjin dhe situata ishte tepër e rrezikshme. U desh ndërhyrja nga ajri me dy avionë Canadair të ardhur nga Italia dhe helikopteri që ndihmuan për të vënë nën kontroll situatën e zjarreve në orët e vona të pasdites së djeshme.


Video