“Ikni! Çfarë nxehtësie, çfarë katastrofe…”/ Pamje apokaliptike nga Shëngjini (VIDEO)

30 July 2024, 19:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Ikni! Çfarë nxehtësie, çfarë
Pamje apokaliptike nga Shëngjini

Shëngjini po përjeton orë dramatike.

Flakët kanë përfshirë çdo gjë duke krijuar vatra të mëdha zjarri. Si pasojë gjithçka duket apokaliptike me gjërat që digjen rreth e rrotull.

Zjarri ka shkuar shumë pranë ndërtesave të banuara duke shkaktuar dëme të mëdha.

Ndërkohë siç mund të shihni në video, në një moment zjarrfikësit dhe policia vrapojnë për të shpëtuar nga një vatër shumë e madhe flakësh.


“Ikni! O çfarë katastrofe! Ua çfarë nxehtësie, nuk kam parë kështu”, dëgjohet të thuhet në video.

Ndërkohë për shuarjen e zjarreve kanë nisur operacionin edhe dy avionë Canadair që kanë ardhur nga Italia.

 

 


Video