Rritja e pagave në sektorin privat, Rama nis nesër takimet me sipërmarrjen

16 March 2023, 18:39Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rritja e pagave në sektorin privat, Rama nis nesër takimet me
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga dita e nesërme do të nisin takimet me sipërmarrjen për rritjen e mëtejshme të pagave në sektorin privat.

“Nisim takimet me sipërmarrjen për domosdoshmërinë e rritjes së mëtejshme të pagave në sektorin privat, ku tanimë nga prilli minimumi i detyrueshëm është 40 mijë Lek”, njoftoi Rama në Facebook.

Kreu i qeverisë thotë se qeveria po bën gati korrektimin e krejt skemës së pagave pas rritjes së pagës minimale.

“Ndërkohë që qeveria po bën gati korrektimin e krejt skemës së pagave pas rritjes së ndjeshme të pagës minimale, si reagim ndaj vështirësive të paparashikuara të krijuara kudo prej agresionit të Putinit dhe inflacionit të luftës”, thotë Rama.


Video