“Rrisni pagat e policëve"/ Deputeti i PD: Po kthehen në badigardë të kriminelëve dhe oligarkëve

27 October 2022, 12:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Rrisni pagat e policëve"/ Deputeti i PD: Po kthehen në
Në foto: Ervin Salianji

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka ngritur një shqetësim për relacionin që ministria e Brendshme ka paraqitur në komisionin e Sigurisë, teksa diskutohet për buxheti e vitit 2023.

Salianji tha se si mund të vendoset kriter 3% rritja e hetimeve kundër krimit të kurorëzuara nga ndëshkimi. Këtë Salianji e quajti presion ndaj drejtësisë.

Salianji: "E kam shqetësim, tek rezultatet që synohen të arrihen thuhet rritja e numrit të hetimeve në luftën kundër krimeve të kurorëzuara me ndëshkim mesatarisht me 3%. Si të dënojë drejtësia më shumë ? Si mund të shkruhet kjo pra Ministria e Brendshme kërkon të rrisë hetimet që kurorëzohen me ndëshkim nga organet e drejtësisë me 3% pra vendosni para një presioni policinë e drejtësinë se ju e keni vendosur në objektiv?
Salianji ndër të tjera ngriti shqetësimin dhe për pagat e punonjësve të thjeshtë të policisë.

“Rrisni pagat për punonjësit e thjeshtë policisë së shtetit se duke mos pasur mundësi me cfarë ta përballojnë jetesën një pjesë ju kthehen ne badigardë të kriminelëve një pjesë të oligarkëve një pjesë ju detyurohen tu spiunojnë si thoshte ish-drejtori e tju dekonspiroojë hetimet”, tha deputeti i PD.

Përgjigja e ministrit të Brendshëm

"Në lidhje me rritjen 3% të ndëshkueshmërisë pra që kurorëzohen me ndëshkueshmëri nga sistemi i drejtësisë, po padiskutim se të investosh në policinë shkencore, në policinë kriminale do të thotë, e ju ndoshta se dini, se sa e rëndësishme është fiksimi i vendngjarjes të një krimi dhe veprimet e para hetimore në lidhje me vendimin final të gjykatës, duke forcuar në kapacitetet e policisë hetimore, me një riorganizim strukturor që brenda këtij viti përfundon, me teknologji më shumë, e duke investur në institutin e policisë shkencore, të gjitha këto do cojnë në efektivitetin e rritjen e ndëshkueshmërisë në vendimin final të cështjeve proaktive që kemi filluar. Këto cështje janë e cështje që fillohen nga policia, që duhet ta fiksojnë provën e krimit që në gjenezën e saj. Dyshimit tuaj në lidhje me këtë statistikë përgjigja e qartë, tha Bledi Çuçi.


Video