Rrezikohen të mbytet babai me 3 fëmijët e mitur në Shëngjin

15 July 2022, 21:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rrezikohen të mbytet babai me 3 fëmijët e mitur në
Foto ilustruese

Katër persona kanë rrezikuar të mbyten mbrëmjen e sotme në Shëngjin.

Mësohet se babai së bashku me tre fëmijët e tij është futur për t'u larë në det, por janë tërhequr nga dallgët. Kjo gjë ka bërë që ata të mos kenë mundësi që të dalin në breg të detit me forcat e tyre.

Fatmirësisht, atyre iu kanë ardhur në ndihmë pushuesit që ndodheshin aty dhe i kanë shpëtuar.

Kujtojmë se ditën e djeshme ndërroi jetë 18-vjeçari Anri Kashiku në Durrës, pasi u fut të shpëtonte vëllain e tij dhe një shok të vëllait, por nuk mundi të dilte i gjallë nga deti.


Video