Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një person është arrestuar për veprën penale “goditje për shkak të detyrës”. Ditën e djeshme, ai ka goditur punonjësin e policisë të qarkullimit rrugor, Zh.B. Identiteti i agresorit nuk dihet ende.
Mësohet se polici i kishte vendosur atij një javë më parë masë administrative. Kjo ndëshkim ka qenë konform ligjit, ndërsa pronari i mjetit e ka ndaluar dje punonjësin e policisë duke e goditur me grusht.
Polici ka qenë jashtë shërbimit në momentin e ngjarjes. Çështja i ka kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme.