Aksi Thumanë-Kashar/ Banorët e Bërxullës dalin në protestë, bllokojnë rrugën e Rinasit

29 Janar 2023, 11:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Është shoqëruar me tensione protesta e mbajtur ditën e sotme nga banorët e Bërxullës kundër projektit Thumanë-Kashar.

Policia ka tentuar t’i shpërndajë protestuesit, ndërsa ata nuk janë tërhequr. Të vendosur për të mos u tërhequr, banorët janë ulur në rrugë duke bllokuar qarkullimin e automjeteve. Një prej banorëve tha se nuk janë kundër projektit por kërkojnë dëmshpërblim për pronat e tyre.

Ai tha se nuk pasur asnjë tentativë për negociata nga ana e autoriteteve për të arritur një ujdi në lidhje me këtë çështje.

Ne nuk kemi gjetur asnjë zgjidhje deri më sot. Asnjë përgjigje nga institucionet shqiptare sa do të jetë e aksesueshme pjesa tjetër e pronës. Do ndërpritet rruga dhe nuk kam ku të hyjë. Nuk e kuptoj këtë neglizhencë të qeverisë mbi një projekt që është tërësisht vjedhje.

Kjo rrugë është e mbyllur, ne nuk jemi kundër projektit por jemi për dëmshpërblim në bazë të ligjit që është në fuqi. Nuk ka asnjë lloj shkrese, që të negociojë me ne, pavarësisht se Belinda Balluku dhe ata tjerët thonë që kemi rëndë dakord me banorët, Nuk ka ardhur asnjë njeri. Prandaj dal në protestë unë se dua ta di, sa është dëmshpërblimi im”, u shpreh ai.

Video