Rihapet tuneli i Llogarasë, do jetë pa pagesë gjatë sezonit veror

24 May 2025, 09:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rihapet tuneli i Llogarasë, do jetë pa pagesë gjatë sezonit
Tuneli i LLogarasë, fluks makinash

Tuneli i Llogarasë është hapur pas një periudhe 7-mujore.

Shumë qytetarë dhe makina kanë pritur orën 09:00 të kësaj të shtune për hapjen e tunelit, për të kaluar në krahun tjetër pa probleme.

Ky tunel do të jetë i hapur dhe pa pagesë për gjatë gjithë sezonit veror turistik deri më datën 15 shtator.

Me një gjatësi prej 5.9 kilometrash, ky tunel shkurton ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt bregdetit të jugut, distanca nga Dukati në Palasë që deri dje bëhej për 30 minuta, tani qytetarët do ta përshkojnë atë në vetëm 7 minuta.

Tuneli i Llogorasë përbëhet nga dy tunele, tuneli kryesor dhe ai i emergjencës. Si tuneli kryesor, ashtu edhe ai i emergjencës, kanë 11 tunele lidhëse me njëri-tjetrin në gjithë gjatësinë e tyre. 

Shpejtësia e lejuar në tunel varion nga 50 deri në 80 km/h, ndërsa gjatë verës pritet të kalojnë deri në 10 mijë automjete në ditë.


Video