Reshjet e shiut shkaktojnë disa probleme në qarkun Dibër, rënie inertesh në Qafën e Murrizit

4 November 2023, 09:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Reshjet e shiut shkaktojnë disa probleme në qarkun Dibër,
Foto ilustruese

Reshje me intensitet të lartë ka pasur në Qarkun e Dibrës. Situata deri tani paraqitet pa probleme të mëdha.

Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit ka pasur rënie inertesh në baypasin e Qafës së Murrizit dhe kalimi është bërë në njërin kah pjesërisht.

Probleme nga gurët dhe inertet edhe në segmentin që lidh qytetin e Klosit me Rrugën e Arbrit, ndaj policia ka devijuar kalimin e mjeteve që vijnë nga Mati dhe Klosi në rrugën e vjetër.

Raportohet se po punohet për pastrimin e rrugës.


Video