Rruga e Arbrit është bllokuar totalisht dhe përkohësisht është e paaksesueshme nga automjetet. Shkak është bërë moti i keq që ka sjellë rrëshqitje dherash.
Raportohet se ka çarje të asfaltit në fshatin Fshat në Klos dhe rënie gurësh në segmentin e fshatit Plan i Bardhë në afërsi të Bulqizës.
Që nga paraditja e kësaj të premteje, Rruga e Arbrit u bë e vështirë për t’u përshkruar për shkak të reshjeve të dendura, por aktualisht është e gjitha e bllokuar totalisht. Aktualisht lëvizja bëhet nga aksi vjetër Bulqizë–Klos–Burrel–Milot.
Edhe rruga Theth-Ndërlysaj është bllokuar, por përtej kushteve të vështira atmosferike, prej disa orësh punonjës të bashkisë Shkodër po punojnë për zhbllokimin e kësah rruge, e cila është bllokuar në 3 vende si pasojë e motit të keq dhe rrëshqitjes së gurëve.