Rrëshqitje masive dheu në Shkodër, bllokohet aksi rrugor nga Thethi te Bregu i Lumit deri në Shalë

3 November 2023, 15:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rrëshqitje masive dheu në Shkodër, bllokohet aksi rrugor nga
Foto ilustruese

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje masive dheu në aksin rrugor Theth-Bregu i Lumit-Shalë-Shkodër.

Policia bën me dije se ky aks është bllokuar përkohësisht, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur edhe punonjësit për pastrimin e aksit rrugor.

Aktualisht nuk raportohet për dëme në mjete apo persona të lënduar, ndërsa blutë e Shkodrës i bëjnë apel banorëve të zonës të telefonojnë në numrin 112 nëse kanë nevojë për ndihmë.

Njoftimi i Policisë:

Njoftojmë qytetarët se për shkak të reshjeve të dendura të shiut, ka patur rrëshqitje të dherave në aksin rrugor “Theth-Bregu i Lumit-Shalë-Shkodër”.

Si pasojë ky aks rrugor është bllokuar dhe është ndërprerë qarkullimi i automjeteve.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë.

Ndërkaq, punonjësit për mirëmbajtjen vijojnë të punojnë për pastrimin e aksit rrugor nga dherat.

Drejtuesit e automjeteve dhe qytetarët për në rast se kanë nevojë për ndihmë të telefonojnë në numrin 112.


Video