Raporti vjetor i SPAK për vitin 2023, Dumani raporton te 'Ligjet': 41 mln euro pasuri të sekuestruara!

22 May 2024, 10:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Raporti vjetor i SPAK për vitin 2023, Dumani raporton te
Altin Dumani

Në Komisionin e Ligjeve po zhvillohet seancë dëgjimore me kreun e SPAK, Altin Dumani.

Dumani po raporton raportin vjetor për punën e SPAK gjatë vitit 2023.

Në nisje të fjalës së tij Dumani foli me shifra ndërsa theksoi se përgjatë vitit 2023 janë sekuestruar 41 milionë euro pasuri.

'Do paraqes disa të dhëna për vitin 2023 dhe masat që ka marrë SPAK për përmbushjen e rekomandimeve të Kuvendit. SPAK ka tregues sasior dhe cilësor të përmirësuar në raport me një vit më parë.

Ka hetuar 863 materiale nga të cilat nuk është filluar hetimi penal për 103 materiale.

41 milionë euro sekuestrim pasurie. Në asnjë rrethanë nuk jemi inkuizitor. Detyra jonë është të hetojmë, po mbajmë në kujdes mbrojtjen e dinjitetit njerëzor. Shifrat janë kokëforta në lidhje me politikën tonë penale. Të paraburgosurat nga SPAK zënë më pak se 9%,' tha Dumani.


Video