Raporti i SHBA për luftën kundër drogës: Me autoritetet shqiptare kemi bashkëpunuar për çmontimin e grupeve kriminale

21 March 2025, 18:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Raporti i SHBA për luftën kundër drogës: Me autoritetet
Agjentët e DEA

Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar raportin e Strategjisë Ndërkombëtare të Kontrollit të Narkotikëve për vitin 2025.

Postimi shoqërohet me një informacion ku thuhet se autoritetet shqiptare kanë punuar në koordinim të vazhdueshëm me ato evropiane, të Amerikës së Jugut dhe Shtetet e Bashkuara në luftën kundër grupeve ndërkombëtare të trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.

Raporti thotë se përpjekjet për goditjen e grupeve të organizuara kriminale duhet të jenë të vazhdueshme.

“Agjencitë shqiptare të zbatimit të ligjit janë koordinuar me autoritetet në Evropë, Amerikën e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara për të ndihmuar në çmontimin e grupeve ndërkombëtare të krimit të organizuar përgjegjës për trafikun e drogës dhe pastrimin e parave, por nevojiten përpjekje të vazhdueshme për të luftuar ndikimin e grupeve të krimit të organizuar”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë.


Video