“Na ndihmoni, po digjemi”, katër të rinjtë u bllokuan brenda në makinë, familja: Shoferi i betonieres nuk hapi derën, iku…

21 March 2025, 17:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Na ndihmoni, po digjemi”, katër të rinjtë u bllokuan
Viktimat e aksidentit

Katër të rinj rreth moshës 20 -deri 25 vjeç humbën jetën pasi makina e tyre u përplas me një betoniere duke shpërthyer në flakë ndërsa të rinjtë u dogjën brenda mjetit. Aksidenti tragjik ndodhi në Fushë-Prezë.

Në një lidhje telefonike me emisionin "Me zemër të hapur", ka reaguar edhe një familjare e tre prej viktimave në familjen Laçi.

Ajo ka treguar se ditën e aksidentit të dy vëllezërit kishin shkuar bashkë me shokun e tyre në aeroportin e Rinasit për të marrë kushëririn e tyre i cili ishte kthyer nga Gjermania.

Sipas saj në momentin që janë kthyer makina është përplasur me betonieren e cila kishte ndaluar në rrugë.

Gjithashtu theksoi se djemtë kishin kërkuar ndihmë, por shoferi i betonieres nuk i kishte ndihmuar duke mos i hapur derën, përkundrazi ai ishte larguar.

“Ditën e aksidentit dy vëllezërit kishin shkuar bashkë me shokun në aeroportin e Rinasit për të marrë kushëririn e tyre i cili do të kthehej nga Gjermania. Në momentin kur janë kthyer, makina e tyre është përplasur me betonieren e cila kishte ndaluar në rrugë. Kur janë përplasur djemtë kanë bërtitur për ndihmë, por shoferi nuk i ka ndihmuar duke mos i hapur derën dhe është larguar”, tha ajo.


Video