Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Pas më shumë se dy orë e gjysmë në shesh dhe bulevardin Dëshmorët e Kombit duke mbajtur fjalime dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama mijëra qytetarë kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës.
Gjatë marshimit janë dëgjuar thirrje si: “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen” dhe “Pa rini nuk ka Shqipëri”.
Një tjetër thirrje në kor ishte “Poshtë patronazhistët”.
“Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve” ishte një tjetër thirrje.
Nuk ka munguar as thirrja e përnatshme “Rama n’burg, Berisha n’burg”.