Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

E ndërsa protesta e sotme ende nuk ka përfunduar, kryeministri Edi Rama ka marrë masa për protestën që do të zhvillohet nesër në Tiranë në orën 11:00 para Kryeministrisë.
Sipas organizatorëve, pritet që pjesëmarrja në protestën e të së shtunës të jetë më e madhe se ajo e këtyre 3 ditëve.
Për këtë arsye, godina e Kryeministrisë ashtu sikurse çdo herë që ka protesta të mëdha po vishet me pjesë metalike te dyert dhe dritaret.

Sakaq, kryeministri Edi Rama vijon të këmbëngulë se nuk është populli që po proteston. Në disa replika në Facebook, Rama thotë se protestuesit janë individë të verbër.