“Poshtë qeveria e oligarkëve”, nis dita e tretë e protestës kundër rritjes së çmimeve

11 March 2022, 17:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

  “Poshtë qeveria e oligarkëve”, nis dita e tretë e

Ukraina është në luftë, por në Shqipëri ka nisur beteja për mbijetesë. Rritja e çmendur e çmimeve ka prekur gjithçka, deri tek ushqimet bazë.

Për këtë arsye prej ditësh radhazi në Shqipëri po protestohet.

Protestuesit po mblidhen aktualisht përpara Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Por jo vetëm në Tiranë, protesta po zhvillohen edhe në qytete të tjera.

Protesta është organizuar në rrjetet sociale dhe kërkohet që qeveria të ndërhyjë për të ndikuar në uljen e çmimeve.

Si pasojë e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, oligarkët shqiptarë kanë nisur menjëherë me abuzimin e çmimeve, ku kryesoi rritja e çmimit të karburanteve.

 


Video