Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryeministri Edi Rama deklaroi para grupit parlamentar të PS se ka informuar ministrin e Drejtësisë për intimidimin që i është bërë një nëne me dy fëmijë.
Kreu i qeverisë nuk e përmendi me emër, por theksoi se kjo është e papranueshme.
Rama: Nuk dua të flas, kam informuar ministrinë e drejtësisë për një intimidim tjetër për një rast të rëndë të një nëne me dy fëmijë që i kërkohet të pranojë diçka që s’ka bërë. I thuhet ose prano këtë ose do e hash më keq se që duhet të fusësh brenda.
Po kostot financiare të gjithë kësaj, a duhet t’i kemi parasysh apo jo? Carë po paguajnë shqiptarët për këtë përpjekje. Kur paguan një prokuror më shumë se Presidentin e Republikës, do t’i kërkosh standarde dreqi e mori.