Arrestimet tek Bujqësori/ Kryeministri Rama: Hetimet i nisën SHISH dhe Policia e Shtetit

26 February 2025, 10:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestimet tek Bujqësori/ Kryeministri Rama: Hetimet i nisën SHISH dhe
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama thotë se hetimet në Universitetin Bujqësor, nisën nga Shërbimi Informativ Kombëtar dhe Policia e Shtetit.

Në fjalën e tij në grupin e PS, pas dëgjesës me rektorin e UBT, Fatbardh Sallaku, Rama u shpreh se nuk ka asgjë kundër hetimit.

“Hetimin në Universitetin Bujqësor të Tiranës e ka nisur Shërbimi Informativ Kombëtar dhe Policia e Shtetit. Nuk ka degë dhe nuk ka gjethe afër dhe rreth meje, që nëse i ka hyrë miza, unë të shmang krasitje. Përkundrazi, edhe një arsye pse e kam dashur SPAK, është të ndihmoj në krasitjen e kësaj peme këtu, me instrumentat e drejtësisë. Policia e Shtetit dhe Shërbimi Informativ janë pas shumë operacioneve, ku lavdinë e marrin të tjerët. Nuk kam asgjë kundër hetimit, të dalin ata që kanë prekur qoftë 1 euro të buxhetit të shtetit”, theksoi ai.

 


Video