Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka reaguar pasi qindra makina nga diaspora kanë ardhur të protestojnë në Tiranë.
Ai shkruan se 100 apo 200 makina nuk e përfaqësojnë vullnetin e diasporës.
Sipas tij, diaspora foli me votë një vit më parë ku dy ndër tre shqiptarë I besuan qeverisë Rama.
“Nuk e përfaqësojnë vullnetin e diasporës sonë kuq e zi 100 apo 200 makina.
Diaspora foli me votë një vit më parë.
Dy ndër tre shqiptarë jashtë vendit i kanë besuar Edi Ramës mandatin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE” – shkruan Balla.