“Pse më sheh”/ Si nisi sherri që degradoi në përdorimin e armës që shkaktoi 5 të plagosur. Plumbave nuk u shpëtoi as shitësja e qirinjve

3 May 2025, 15:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Pse më sheh”/ Si nisi sherri që degradoi në
Pamje nga vendi i ngjarjes

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me të shtënat me armë zjarri në afërsi të ish-Gjykatës së Laçit.

Paraprakisht dyshohet se janë zënë për motive të dobëta, teksa në gjendje të rëndë ndodhet shitësja e qirinjve në anë të rrugës, e cila ishte futur për t’i ndarë.

“Pse më sheh”, ky dyshohet se ka qenë nisja e përdorimit të armëve, raporton gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat.

Dyshohet se më pas dikush ka zbritur me dorezë hekuri e kanë nisur të përplasen fizikisht.

Pas kësaj dyshohet se një tjetër person ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar duke plagosur 5 persona.

Të plagosurit janë: Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi, Geri Bitri dhe Angjelina Gjezaj (shitësja).

Ndërkohë, autoritetet policore që zbarkuan në vendngjarje shoqëruan disa persona.

Zyrtarisht mësohet se autor i dyshuar është një person, i cili është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.


Video