Prova të reja për DOSJEN "Balluku", SPAK kontrollon banesat e të ‘BESUARAVE’ të zv.kryeministres!

27 December 2025, 15:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Prova të reja për DOSJEN "Balluku", SPAK kontrollon banesat
Viola Haxhiademi/ Belinda Balluku/ Sindi Dushku

SPAK dhe BKH kanë ekzekutuar 34 kontrolle ne banesat dhe bizneset e njerëzve të besuar të zv.kryeministres dhe ministres se Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Ballukut.

Mësohet se i është sekuestruar telefoni për herë të dytë, Viola Haxhiademit.

Burime bëjnë me dije se Viola Haxhiademit i është kontrolluar banesa, po ashtu dhe i janë sekuestruar dhe pajisje kompjuterike dhe dokumentet.

Aktualisht, Viola Haxhiademi është emëruar drejtoreshë e Korporatës Elektroenergjitike, KESH.

Më herët Haxhiademi ka mbajtur postin e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ky është telefoni i dytë që i sekuestrohet Viola Haxhiademit, kujtojmë që SPAK edhe më parë ka ushtruar kontrolle dhe MIE dhe i ka marrë telefonin, kur ajo ishte Sekretare e Përgjithshme e ministrisë së Energjetikes.

Ndërkohë që  kontrollet janë ushtruar dhe pranë Autoritetit Rrugor Shqiptare, dhe pranë KESH.

Po ashtu mësohet se është kontrolluar banesa e shefes së kabinetit të Belinda Ballukut, Sindi Dushku.

Pjesë e kontrolleve kanë qenë dhe banesat e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.



Video