Protesta mbyllet me një incident, qëllohen me bojë muret e kryeministrisë, ndalohet një person (VIDEO)

12 November 2022, 19:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Protesta mbyllet me një incident, qëllohen me bojë muret e
Protesta mbyllet me një incident

Një incident është regjistruar në fund të protestës së opozitës, pas mbarimit të fjalimit të ish-kryeministri Sali Berisha.

Një grup protestuesish çanë kordonin e policisë dhe qëlluan me bojë të kuqe dhe të zezë muret e ndërtesës së Kryeministrisë.

Një person është shoqëruar me forcë nga policia.

Ndërkohë që protestuesit kanë ndezur dhe qirinj në shkallët e kryeministrisë për të ndjerët që Partia Demokratike akuzon se janë vrarë nga shteti.

 


Video