Prokuroria e Tiranës merr në pyetje drejtuesen e Korporatës së Investimeve, Elira Kokona

18 February 2026, 13:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Prokuroria e Tiranës merr në pyetje drejtuesen e Korporatës
Elira Kokona

Elira Kokona është thirrur për tu marrë në pyetje ditën e sotme nga prokurori Dritan Nushi. Marrja në pyetje lidhet me kallëzimin e bërë nga shtetasi Thanas Biqiku, biznesmen në fushën e hotelerisë.

Ky i fundit ka kallëzuar në organin e akuzës Kokonën dhe ka kërkuar të hetohet, si pjesë e një komisioni që ka marrë një vendim kundër Biqikut.

Krahas Kokonës, prokuroria e Tiranës ka thirrur për të marrë në pyetje edhe anëtarët e tjerë të komisionit.

Biqiku është biznesmeni ndaj të cilit iu hoq masa e konfiskimit të një pallati, vendosur në kryeqytet nga gjyqtari Hazbi Balliu. Vendimi i Balliut u pasua me debat publik nga kryeministri Edi Rama, i cili kritikoi vendimmarrjen.


Video