Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një fenomen i rrallë natyror është regjistruar ditën e sotme zonën e Orikumit, ku niveli i detit është rritur me mbi 1.5 metra, duke shkaktuar përmbytje në disa banesa dhe biznese.
Kjo situatë ka shkaktuar panik të banorët dhe pronarët e bizneseve, të cilët janë përballur me hyrjen e menjëhershme të ujit në ambientet e tyre.
Raportohet se bizneset më të prekura janë janë ato që ndodhen në vijën e parë bregdetare, brenda të cilave ka vërshuar uji.
Dyshohet se rritja e nivelit të detit ka ardhur si pasojë e kombinimit të baticave me erën e fortë.
Ndërkohë, ende nuk ka një reagim nga autoritet për një vlerësim të plotë të situatës dhe dëmeve të shkaktuara.