Policia ka nisur hetimin në gjendje të lirë për pesë organizatorë të protestës së opozitës ditën e djeshme para godinës së bashkisë së Tiranës.
Sipas policisë, opozita ka zhvilluar një protestë të paligjshme, duke bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe prishur rendin e qetësinë publike.
5 drejtuesit e protestës të proceduar janë Adriana Kalaja, Tedi Blushi, Belind Këlliçi Klevis Balliu dhe Adriana Tolka.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. T., A. K., K. B., B. K dhe T. B., pasi ditën e djeshme përpara godinës së Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të pa identifikuar, kanë zhvilluar një protestë të paligjshme, duke bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve, si dhe duke prishur rendin dhe qetësinë publike.', njofton policia.