273 banesa të dëmtuara nga përmbytjet në Durrës: Qindra familje të prekura!

1 February 2025, 13:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

273 banesa të dëmtuara nga përmbytjet në Durrës: Qindra

Uji është tërhequr, por pasojat e përmbytjeve mbeten në Durrës.

Bashkia po bën bilancin e dëmeve nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura të së mërkurës në disa zona të qytetit bregdetar.

Grupet e punës së bashkisë kanë vijuar evidentimin e dëmeve në banesa.

Vetëm gjatë ditës së premte janë verifikuar 173 shtëpi, ndërsa në dy ditë pune, më 30 dhe 31 janar, numri total i banesave të verifikuara ka arritur në 273.

Procesi i evidentimit po vijon edhe sot, ndërsa autoritetet po punojnë për të vlerësuar shkallën e dëmeve dhe për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për mbështetjen e familjeve të prekura.

Ndërkaq, gjatë natës ekipet e emergjencës kanë përdorur pompa për të tërhequr ujin nga oborret, bodrumet dhe katet e para të banesave të përmbytura.

Përpjekjet për normalizimin e situatës parashikohet të vijojnë edhe në ditët në vijim.


Video