Policia zbarkon në kompleksin luksoz në Farkë, procedon pronartë e tre vilave (PAMJET)

26 September 2023, 20:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Policia zbarkon në kompleksin luksoz në Farkë, procedon
Kompleksi i vilave në Farkë ku janë evidentuar rastet e tre ndërtimeve pa leje

Policia e Tiranës ka proceduar pronarët e tre vilave në një kompleks të ndërtuar në Farkë, duke i akuzuar për ndërtime pa leje.

Policia tregohet e kujdesshme të sqarojë se ata kanë qenë duke kryer punime brenda vilave në pronësi të tyre, pra duke kryer “rikonstruksione”.

Megjithatë nga pamjet dallohen ndërtime masive, disa katëshe dhe me skela.

Njoftimi i policisë dhe pamjet:

Kontrolle intensive në terren, për evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Ndërtuan në mënyrë të paligjshme në banesat e tyre, procedohen penalisht 3 shtetas. 

Shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë, në Komisariatin e Policisë Nr. 1,  në bashkëpunim me IKMT, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, kanë vijuar kontrollet në terren për evidentimin dhe goditjen e kësaj paligjshmërie.

Si rezultat i kontrolleve, në një kompleks vilash në Farkë, janë konstatuar punime pa leje (rikonstruksione), në katër vila, dhe në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit B. I., banues në Vorë, A. V., dhe E. T.,  të dy banues në Tiranë, për veprën penale "Ndërtimi i paligjshëm".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Video