Policia Rrugore ka publikuar rezultatet javore të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë për javën që lamë pas.
Rrugorja njofton se janë zbatuar masa të rrepta, e për pasojë janë kryer në total 21 arrestime dhe procedime penale. Njëkohësisht mësohet se janë vënë mesatarisht gati 1600 gjoba në ditë.
Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:
✅ 21 Arrestime, ndalime dhe procedime penale:
• -4 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
• -5 persona për pa leje drejtimi.
• -7 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
• -1 person nën ndikimin e lëndëve narkotike.
• -2 persona largim nga vendi i aksidentit "
• -2 persona janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore që ishin shpallur në kërkim.
✅ Masat administrative:
• 11.174 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1.596 në ditë.
• 55 masa për xhama të zinj.
• 238 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
• 166 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
• 593 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
• ⚠️ 347 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.
• 8.793 masa për qëndrim të gabuar.
• 195 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.
✅ Pezullime dhe bllokime:
• 4 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
• 7 raste per tejkalim shpejtësie
• 8 raste të ndryshme
6 automjete u bllokuan, përfshirë 4 për verifikim nga trafiqet.
Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurt!
#PoliciaRrugore #Tiranë #SiguriaRrugore