Detaje të reja nga ekzekutimi i “Daku”-t, Alfred Dedja u ngrit në këmbë për ta përshëndetur, autori e qëlloi me armë zjarri!

2 December 2024, 09:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Detaje të reja nga ekzekutimi i  “Daku”-t, Alfred Dedja u ngrit
Alfred Dedja/ Julian Gjoshi

Detaje të reja dalin nga krimi i rëndë ditën e djeshme në lokalin e njohur në Ndroq, ku i riu Julian Gjoshi qëlloi për vdekje mikun e tij Alfred Dedja.

Sipas dëshmitarëve, mes autorit të dyshuar të krimit dhe viktimës ka pasur një debat, përpara se 27-vjeçari të qëllonte në drejtim të “Daku”-t.

Raportohet se Julian Gjoshi ka qëlluar 5 plumba, por vetëm 3 plumba kanë kapur në trup 50-vjeçarin, i cili humbi jetën në vendngjarje.

Mësohet se viktima ishte i ulur vetëm në tavolinë në një lokal në momentin kur autori qëllon drejt tij.

Dedja sapo ka parë Gjoshin t’i afrohet tavolinës së tij, është ngritur në këmbë për ta përshëndetur, ndërsa autori ka qëlluar drejt tij duke e lënë të pajetë.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, rezulton se disa ditë më parë ka pasur një sherr mes viktimës dhe autorit.

Viktima Alfred Dedja rezulton se jetonte mes Shqipërisë dhe Italisë. Sipas burimeve nga policia, 50-vjeçari rezulton të jetë i dënuar më parë në shtetin fqinj për trafik droge.


Video