Policia KONFIRMON lajmin e VoxNews: Ja si u arratisën nga Drejtoria e Policisë dy të ndaluarit për vjedhje!

31 December 2024, 16:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Policia KONFIRMON lajmin e VoxNews: Ja si u arratisën nga Drejtoria e
Drejtoria e Policisë së Elbasanit

Policia konfirmon lajmin e VoxNews, dy personat e ndaluar për veprën penale të ‘Vjedhjes’ arritën të arratisen nga mjediset e Drejtorisë së Policisë së Elbasanit.

Sipas njoftimi të policisë, kanë nisur hetimet ndaj punonjësve të policisë që ishin me shërbim në momentin e ngjarjes.

Policia e Elbasanit bëri të ditur se mesditën e sotme, Nazmi Liçi dhe Ervis Peqini, pas masës së sigurisë në Gjykatën e Elbasanit, për veprën penale “Vjedhja”, pasi i kanë zbritur nga automjeti shërbimet e Policisë me qëllim kryerjen e procedurave për transferim në IEVP, këta shtetas kanë mundur të largohen me vrap nga ambientet e DVP Elbasan.

Njoftimi i policisë:

Mesditën e sotme, shtetasit N. L., 29 vjeç dhe E. P., 33 vjeç, pas masës së sigurisë në Gjykatën e Elbasanit, të ndaluar më datë 28.12.2024, për veprën penale “Vjedhja”, pasi i kanë zbritur nga automjeti shërbimet e Policisë me qëllim kryerjen e procedurave për transferim në IEVP, këta shtetas kanë mundur të largohen me vrap nga ambientet e DVP Elbasan.

Si rezultat i veprimeve policore është bërë e mundur kapja e njërit prej tyre, shtetasit E. P., dhe vijon puna për kapjen e shtetasit tjetër, N. L..

Në lidhje me këtë rast, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj punonjësve të Policisë dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin penal.


Video