Sherr me burrin në shtëpi, 43-vjeçarja hidhet nga ballkoni në Tiranë! (Policia arreston bashkëshortin)

31 December 2024, 13:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sherr me burrin në shtëpi, 43-vjeçarja hidhet nga ballkoni

Policia e kryeqytetit ka arrestuar një 52-vjeçar pasi ditën e djeshme është konfliktuar me bashkëshorten e tij për  motive të dobëta.

Pas sherrit, gruaja 43 vjeçe është hedhur nga ballkoni shtëpisë dhe për pasojë është dëmtuar. Ajo u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

U arrestua L. N., 52 vjeç, pasi ditën e djeshme, në banesë, është konfliktuar verbalisht për motive të dobëta, me bashkëshorten e tij, shtetasen Xh. N., 43 vjeçe, e cila pas konfliktit është hedhur nga ballkoni i banesës dhe për pasojë është dëmtuar.

Aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.


Video