Disa portale në vendin ditën e sotme publikuan lajmin se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano ka dhënë dorëheqjen.
Shkak i këtij vendimi sipas mediave është rasti i zhdukjes së Ervis Martinajt dhe ngjarjet e fundit kriminale. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit për VOX News thanë se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano nuk ka dhënë dorëheqjen dhe vazhdon të jetë në krye të detyrës.
Kujtojmë se Gledis Nano mori drejtimin e Policisë së Shtetit në tetor të 2021-ës pas problemeve që i paraprinë Ardi Veliut në drejtimin dhe menaxhimin e trupës policore.
Nano më herët ka mbajtur postin e drejtorit të Anti-Terrorit dhe spikati me operacionin për evakuimin e shqiptarëve që ndodheshin në kampin Al-Hol në Siri.