Po ndërtonte pa leje në zonë të mbrojtur, arrestohet 30-vjeçari në Bogë

17 March 2024, 10:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Po ndërtonte pa leje në zonë të mbrojtur, arrestohet

Një 30-vjeçar në Bogë është arrestuar pasi ishte duke ndërtuar katër objekte pa leje në një zonë të mbrojtur.

Dyshohet se ndërtimet që po bënte synonin përfitimin nga turizmi.

Sekuestrohen 2 automjete që përdoreshin për transportimin e inerteve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, gjatë kontrolleve në terren, kanë konstatuar se po kryheshin punime për të ndërtuar në një zonë të mbrojtur, në Bogë, 4 objekte, pa lejen përkatëse.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast, është arrestuar në flagrancë  shtetasi A. B., 30 vjeç, pasi dyshohet se kishte ndërtuar 4 objekte druri mbi platforma të betonizuara, me qëllim shtimin e ambienteve për akomodimin e turistëve që vizitojnë zonën.


Video