"Plumbi i artë", rikthehet avokati i Besjan Xhixhës: Ndoshta reagova gabim, por nuk e përballoj dot, jam frikacak. Dumani është trim

17 April 2025, 12:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Plumbi i artë", rikthehet avokati i Besjan Xhixhës: Ndoshta
Nuredin Dumani

Tensione të forta në seancën për dosjen "Plumbi i artë". Avokati Ilirian Dyzeni, mbrojtës i Besian Xhixhës, pretendoi se u kërcënua nga i penduari Nuredin Dumani.

Avokati braktisi seancën, duke thënë me zë të lartë: "Nuk toleroj mua të më kërcënojë dikush në sallë dhe prokurori të mos reagojë. Nuk mund të më bëjë ai presion mua. Nuk dëgjoj unë atë të më thotë "të fus në listë, je në ofertë".

Gjykata urdhëroi punonjësit e policisë të largojnë nga salla të penduarin dhe ndërpreu seancën për pak minuta.

Por pas rinisjes së seancës ai ka ndryshuar qëndrim:  

Avokati Ilirian Duzeni: Ndoshta reagova gabim pak me parë. Duke qenë se dëshmitari është i prokurorisë, prokurori duhet të jetë i kujdesshëm me dëshmitarin e tij. Organi i procedurës duhet te jete më i vëmendshëm. Dumani duhet të jete korrekt, ai ndoshta e thotë me shaka por unë nuk e përballoj dot sepse ai është trim dhe unë jam frikacak. Duke qenë se është bërë shqetësim disa herë, ne kemi kontaktuar me kryetarin e dhomës së avokatisë dhe na kërkoi shtyrje të seancës. Nuk e tolerojmë me këtë sjellje. Kërkojmë shtyrje të seancës. Me vendimmarrje të plotë do i kërkojmë prokurorisë dhe gjykatës të zgjidhet kjo situatë. Kontaktuam me Maks Haxhian.

Elda Zotaj: Ne zyrën e prokurorisë i kam kërkuar prokurorisë të nisë procedim për Nuredin Dumanin për kanosje.  Prokurori me tha “je ne besë time nuk të prek Nuredin Dumani”. Kjo është situatë e rëndë.

Behar Dibra: Pse unë e krijova atë situatë? Duhet te shihni shkaqet që çuan në atë deklaratë. Dumani është i pandehur në këtë proces jo dëshmitar. Të merren masa për personin që provokoi situatën. Për këtë që thotë avokatja janë shpifje, të pavërteta. Ke te drejtën te ngresh kallëzim ndaj meje. Shko bëj kallëzimin atje ku duhet. Merr regjistrimin dhe shko kallëzoje ku te duash. Bëhet me qëllime te caktuara kjo. Ju lutem vazhdoni gjykimin.

Gjykata i tërheq vëmendjen të gjitha palëve. Sa i takon situatës i tërhiqet vëmendja Nuredin Dumanit, i tërhiqet vëmendja prokurorit Behar Dibra. Janë situata të përsëritura.


Video