Nuredin Dumani tregon momentin e plagosjes: Suel Çela më tha do të sjell doktor

17 April 2025, 12:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nuredin Dumani tregon momentin e plagosjes: Suel Çela më tha do
Nuredin Dumani

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, ka vazhduar në seancën e kësaj të enjteje të dosjes "Plumbi i artë" në Gjykatën e Posaçme t’u përgjigjet pyetjeve të avokatit.

Ai ka rrëfyer momentin kur u plagos dhe më pas u arrestua nga Policia. 

Hyra në Shqipëri dhe ndenja te Bujar Gërmizi disa ditë në Kukës. Pastaj me mori Henrik Hoxhaj shkuam ne Tirane pastaj në Fier. Kemi lëvizur përditë lart e poshtë. Ditën e ngjarjes u nisem për të ekzekutuar Otin e Kilës për Elbasan. Blemë armët një ditë para ngjarjes, kallash dhe një pistoletë te një miku i Henrikut. Një kallash do ja jepja Suel Çeles, tjetrin do e mbaja për të goditur. Henriku me informonte kishte apo jo postobllok. Henriku s’po më jepte informacion për Otin. I thash Suelit, ose këta s’po e shofin ose s’po më japin informacion. Identifikova disa makina , 5 copë dhe ia çova Suelit. I thash nuk e shoh mirë situatën le të largohemi sot. Makina qe më beri atentatin u nis për Cërrik. Unë dola ne rruge kryesore, e pash që njëri prej tyre më beri foto. Po shikoja nga parkingu se është afër nga Ura e Zezë deri te vendi ku me gjuajtën. Nga krahu i djathtë me goditën me armë. Ne atë moment një E Class ngjyrë vishnje 2013 maksimumi më sulmoi. Pashë që ishin dy veta me armë në dorë. Aq pash unë. Unë i dhashë gaz makinës, aty ishte momenti kur u godita. Ndalova makinën te një lokal aty, ishte momenti i vetëm kur mund të zbrisja. Kur u plagosa Sueli me tha do te sjell doktorin, pastaj mori kete me vete ( i referohet henrik hoxhaj), po hajt se do ta shofim. Telefoni qe flisja me Suelin është ne prokurori e polici.

 


Video