Plotëson amanetin e babait, restaurohet mulliri 200-vjeçar i Dragostunjës

5 Shkurt 2023, 19:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ylli Gurra

Për breza e breza me radhë ky mulli është përdorur nga banorët e fshatit Dragostunjë të Librazhdit për të bluar grurë.

Ai u ndërtua në vitin 1805 nga familja Gurra. Por me kalimin e viteve, doli jashtë funksionit.

Pak para se të ndërronte jetë, hoxhë Faik Gurra i la amanet të birit, Ylli Gurrës, ish-Myftiut të Tiranës që të kujdesej për mullirin.

Madje i la edhe para që ta restauronte atë, në mënyrë që të ruheshin vlerat. Tashmë pas 217 vitesh, ky mulli u vu sërish në punë.

Ylli Gurra thotë se më në fundi arriti të plotësojë amanetin e të atit.

“Rikthimi i saj nuk është hapje e një biznesi, është simbolike, sepse e shkuara nuk duhet të mbetet. Atë kohe kur Dragostunja ishte vetëm 27 familje. Ne nder te amanetit te babai. Pas 217 vitesh për ti dhënë vlerë, asaj që është histori.”

Banorët thonë se vënia në funksion e këtij mulliri do të bëjë të mundur ruajtjen e mëtejshme të tij dhe përçimin e vlerave të trashëgimisë tonë

“Një amanet, nga njeriu që ka dhënë shumë për këtë fshat. Jemi munduar të bëjmë më të mirën. Ky mulli nuk do shërbejë vetëm për të bluar grurin, por edhe si destinacion. 400 familje, 2500 banorë ushqehen nga ky mulli.”

Mulliri ndodhet në hyrje të parkut Kombëtar Shebenik Jabllanicë, dhe pritet të që brenda pak kohësh të kthehet në një atraksion të vogël turistik.

 

Video