Temperaturat me minus në juglindje, mijëra familje pa energji elektrike

5 Shkurt 2023, 13:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Temperaturat në juglindje kanë shkuar deri në – 11 gradë celsius, temperatura këto të shoqëruara me reshje dëborë dhe erëra të forta. Për shkak edhe të rrjetit të amortizuar elektrik, në shumë prej fshatrave të juglindjes, me mijëra familje kanë ngelur pa energji elektrike.

Disa fshatra të bashkisë Maliq momentalisht nuk janë duke u furnizuar me energji elektrike, si njësia administrative Lozhan dhe Vreshtas, ku problematika situata paraqitet në fshatin Petrushë.

Në këto dy njësi administrative me tepër se 3000 familje ndodhen në errësirë.

Edhe në njësinë administrative të Leskovikut në Bashkinë e Kolonjës ka probleme, ku mbi 400 familje nuk janë duke u furnizuar me energji elektrike.

Shkëputje të herëpashershme ka edhe në njësitë administrative të Lekasit dhe Vithkuqit në Bashkinë e Korçës dhe njësinë administrative të Mokrës në Bashkinë e Pogradecit.

Video