Plagosje në Tiranë, kunati qëllon me thikë kunatin te "Kodra e Priftit"

3 December 2023, 16:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Plagosje në Tiranë, kunati qëllon me thikë kunatin te
Foto ilustruese

Një plagosje me thikë ka ndodhur pak çaste më parë në Tiranë, në lagjen “Kodra e Priftit”.

Sipas informacioneve paraprake, kunati ka qëlluar me thikë kunatin e tij pas sherrit për motive që nuk bëhen ende të qarta.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbadhjen e plotë të shkaqeve.

Raportohet se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

"Më datë 03.12.2023, rreth orës 15:35, në SUT është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi S. H., 57 vjeç, banues në lagjen "Kodra e Priftit", i cili në banesë, gjatë një konflikti me kunatin e tij, shtetasin S. T., 57 vjeç, është dëmtuar në dorë, me mjet prerës", bën me dije policia.


Video