Një 42-vjeçar shqiptar gjendet i vdekur në burgun e Greqisë!

3 December 2023, 11:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Një 42-vjeçar shqiptar gjendet i vdekur në burgun e
Burgu i Trikallës në Greqi

Një 42-vjeçar shqiptar është gjetur pa shenja jete në burgun e Trikallës në Greqi.

Sipas mediave në shtetin fqinj, personi dyshohet se ka vdekur për shkaqe natyrale.

Raportohet se i dënuari shqiptar është pa ndjenja në qeli.

Ai është transportuar për në spital, ku më pas është konfirmuar edhe vdekja e tij.

Ndërkohë është urdhëruar kryerja e autopsisë, e cila do të zbardhë edhe shkakun e vërtetë të vdekjes së të dënuarit shqiptar.


Video