Aksident në Belsh, 17-vjeçari përplas për vdekje të moshuarën

2 December 2023, 21:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident në Belsh, 17-vjeçari përplas për vdekje të
Foto ilustruese

Një adoleshent ka aksidentuar për vdekje një të moshuar në aksin Belsh-Grekan.

Sipas policisë, shtetasi 17-vjeçar me inicialet B.A. ka përplasur shtetasen me iniciale R. L., rreth 80 vjeçe, e cila ishte këmbësore.

Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja ka ndërruar jetë në spital.

Gjithashtu, është dëmtuar 17-vjeçari i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen hetime për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Video