Plagosje me thikë në Durrës, 60-vjeçari në gjendje të rëndë (EMRAT)

27 November 2023, 11:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Plagosje me thikë në Durrës, 60-vjeçari në gjendje
Foto ilustruese

Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në lagjen nr. 14 në Durrës.

Policia njofton se gjatë një konflikti për motive të dobëta, 54-vjeçari Ermal Çitizi ka plagosur me thikë 60-vjeçarin Gezim Dika, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit, brenda pak minutash kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të 54-vjeçarit për veprime të mëtejshme.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.


Video