Shpërthen bombola e gazit në Laç, dërgohen në spital burrë e grua

27 November 2023, 09:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shpërthen bombola e gazit në Laç, dërgohen në spital

Një bombol gazi ka shpërthyer në qytetin e Laçit dhe për pasojë është plagosur një  çifti. Ngjarja ka ndodhur ne mëngjesin e kësaj të hëne në lagjen nr.1 të qytetit.

Nga shpërthimi i bombolës së gazit e zonja e shtëpisë ka djegie në 50 % të trupit dhe është dërguar në gjendje të rendë në spitalin e djegieve në kryeqytet.

Djegie të lehta ka pësuar  edhe kryefamiljari, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Video