Plagosja e 15 vjeçarit në Tiranë, nëna e të miturit: Dy kunetërit binjakë sherr për "mallin", më qëlluan djalin!

31 January 2025, 10:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Plagosja e 15 vjeçarit në Tiranë, nëna e të miturit:
Vëllezërit binjakë: Nazmi Pëllumbi/ Florant Pëllumbi

Publikohet fotoja e dy vëllezërve binjakë që u përfshinë në konflikt dhe për pasojë plumbat kapën djalin e vëllait të tyre të tretë, nipin 15 vjeçar.

Grupi hetimor ka mundur të zbardh plagosjen e 15-vjeçarit fal dëshmisë së dhënë nga nëna e këtij të fundit, e cila ka treguar se njëri prej vëllezërve ka qëlluar në drejtim të tjetrit dhe plumbat kanë kapur djalin e saj.

Sipas saj, konflikti mes të dyve ka nisur fillimisht për shitjen e lëndëve narkotike kokainë, debat që ka degraduar deri në nxjerrje arme. 

Dyshohet se binjakët janë përfshirë në shitjen e kokainës.

Sipas policisë 15 vjeçari u plagos nga arma e xhaxhait, Nazmi Pëllumbi, që është shpallur në kërkim ndërsa në pranga është vënë vëllai tjetër binjak, Florant Pëllumbi.


Video