Plagoset një person tek Zogu i Zi në Tiranë

14 June 2023, 16:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Plagoset një person tek Zogu i Zi në Tiranë
Foto ilustruese

Një plagosje me thikë është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në Tiranë.

Autoritetet policore bëjnë me dije se shtetasi S. Z., 51 vjeç, banues në Tiranë, ka goditur me thikë shtetasin E. Sh., 34 vjeç, duke e lënë të plagosur.

Krimi ka ndodhur në vendqëndrimin e taksive në afërsi të Zogut të Zi, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

I plagosuri aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa uniformat blu kanë shpallur në kërkim autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Video