Plagoset gjatë punës punonjësi i Hekurudhës në Durrës

11 April 2023, 20:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Plagoset gjatë punës punonjësi i Hekurudhës në
Foto ilustruese

Një punonjës i Drejtorisë së Hekurudhave në Durrës është plagosur gjatë punës mbrëmjen e kësaj të marte.

Autoritetet policore bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur shtetasi A M., 63 vjeç (punonjës i kësaj drejtorie), i cili është rrëzuar gjatë kohës që po sistemonte ngarkesën në një kamion dhe për pasojë është dëmtuar. 63-vjeçari i lënduar ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Efektivët referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, në ngarkim të shtetasit I. XH., 62 vjeç, banues në Durrës, me detyrë teknik në Drejtorinë e Hekurudhave Durrës.


Video